Dyshohet se një veturë ka goditur një fëmijë në kryeqytet

Kronikë e zezë

Dyshohet se një veturë ka goditur një fëmijë në kryeqytet

Më: 11 tetor 2025 Në ora: 16:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku dyshohet se ka ndodhur pas orës 16:00 në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Sipas dëshmitarëve okularë, dyshohet se një fëmijë është goditur nga një automjet dhe për momentin nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Nga Emergjenca kanë konfirmuar për KosovaPress, se nuk kanë pranuar ende ndonjë person të lënduar nga ky rast.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje lidhur me rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat