Policia e konfirmon: Vetura e ka goditur një këmbësor në kryeqytet

Kronikë e zezë

Policia e konfirmon: Vetura e ka goditur një këmbësor në kryeqytet

Më: 11 tetor 2025 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Një këmbësor është goditur nga një veturë të shtunën, në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka pohuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00.

“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.

I njëjti shtoi se me rastin po merret Njësia e Trafikut të kryeqytetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat