Arrestohen tre të mitur në Gjilan, dyshohen se therën me thikë një person

Kronikë

Arrestohen tre të mitur në Gjilan, dyshohen se therën me thikë një person

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Tre të mitur janë arrestuar në Gjilan nën dyshimin se kanë therur me thikë një person.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti kishte ndodhur më 9 tetor dhe u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor”.

“Gjilan  09.10.2025-21:40. Me datë 11.10.2025 janë arrestuar tre të dyshuarit të mitur m/k pasi që, të njëjtit me datën e lartë cekur kanë sulmuar fizikisht  me thikë  viktimën m/k.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat