Policia në Mitrovicë sekuestron tri armë

Kronikë

Policia në Mitrovicë sekuestron tri armë

Më: 15 tetor 2025 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në orët e mbrëmjes (së datës 14 tetor 2025) , në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri.

Sipas njoftimit, me të pranuar informatën janë ndërmarrë veprime policore, ku njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat.

Në vendin e ngjarjes, në një aheng familjar në cilësi të provave materiale është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dy pistoleta, një pushkë gjuetie dhe 44 fishekë, transmeton KosovaPress.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi ose kontroll i paautorizuar i armëve dhe “Përdorim i armës”, ndërsa me aktvendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat