Aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet një person

Kronikë

Aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet një person

Më: 17 tetor 2025 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident trafiku i ndodhur mëngjesin e sotëm mes dy automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 08:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut (autostradës), njofton se në autostradën për Shqipëri, drejtimi Prishtinë-Prizren (km i 25), ka ndodhur akisdent trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore, tha Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat