Policia gjen tri plantacione me kanabis në Zhiti të Podujevës

Kronikë

Policia gjen tri plantacione me kanabis në Zhiti të Podujevës

Më: 17 tetor 2025 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka zbuluar tri plantacione me gjithsej 525 bimë kanabis në fshatin Zhiti të Podujevës.

Sipas njoftimit zyrtar, bimët narkotike dhe mjetet e punës janë asgjësuar në vendin e ngjarjes, pas marrjes së mostrave me vendim të prokurorit.

“Raportohet se në pyllin e fshatit janë gjetur tri plantacione të mbjella 525 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa.

Pas marrjes së mostrave me vendim të prokurorit bimët dhe mjetet e punës janë asgjësuar në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat