Gjashtë zyrtarë policorë janë sulmuar përgjatë 48-orëve të fundit në rajone të ndryshme të Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë, të premten në Prishtinë, një person dyshohet se ka sulmuar me tjegull dy policë, gjersa ishin në krye të detyrës zyrtare.
I dyshuari, sipas Policisë ishte në kërkim policor për një rast në dhunë në familje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti ka sulmuar me mjet të fortë (tjegull) dy zyrtarë policorë, të cilët ishin duke kryer detyrën zyrtare. I dyshuari ishte në kërkim policor për një rast dhunë në familje. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Derisa të enjten, një burrë dyshohet se ka sulmuar katër policë, të cilët në momentin kritik, ishin duke e arrestuar të dyshuari, pasi ndaj të njëjtit kishte urdhërarrest nga Gjykata.
“Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar, pasi ai kishte urdhër arrest nga gjykata, gjatë arrestimit ai ka sulmuar katër zyrtar policorë të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar edhe një sasi me substance narkotike marihuanë dhe heroinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftim.