Vjedhje si në film në Gjilan, hajnat ndërpresin rrymën dhe thyhen tri shtëpi

Kronikë e zezë

Vjedhje si në film në Gjilan, hajnat ndërpresin rrymën dhe thyhen tri shtëpi

Më: 18 tetor 2025 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Një vjedhje e organizuar, që banorët e përshkruajnë “si në film”, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjilan, në rrugën Qibrije Alidemaj Haziri.

Indeksonline mëson se hajnat kanë ndërprerë energjinë elektrike në lagje dhe më pas kanë hyrë në veprim, duke thyer dhe grabitur tri shtëpi.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:00–20:00.

Pronat e goditura kanë pësuar dëme materiale, ndërsa vlera e pronave të marra dhe dëmeve të shkaktuara bëhet rreth 10,000 euro, sipas vlerësimeve paraprake të banorëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat