Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, një i lënduar

Kronikë e zezë

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, një i lënduar

Më: 18 tetor 2025 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana, i cili tha se në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.

Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, thuhet në përgjigjen e Pllanës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat