Digjet stalla me ushqim bagëtish në Rahovec

Kronikë

Digjet stalla me ushqim bagëtish në Rahovec

Më: 20 tetor 2025 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një stallë e mbushur me ushqim bagëtish është përfshirë nga zjarri në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec, të dielën.

Si pasojë, është djegur ushqimi për bagëti dhe një motokultivator.

“Është raportuar se është përfshirë nga zjarri një stallë e mbushur me ushqim bagëtishë ku është djegur ushqimi për bagëti si dhe një motokultivator. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit.

Lidhur me rastin është njoftuar eksperti i zjarrit dhe prokurori”, thuhet në njoftimin e PK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat