Një vjedhje e rëndë është raportuar në kryeqytet pasditen e djeshme.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 15:40.
Në vendin e ngjarjes janë hasur dy shtetas të huaj të cilët janë intervistuar, teksa dyshohet se njëri nga ta ishte i përfshirë në vjedhje.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
"Prishtinë 19.10.2025, 15:40. Është raportuar se në lokalin e ankuesit mashkull kosovar ka ndodhur një rast i vjedhjes. Në vendin e ngjarjes janë hasur dy meshkuj shtetas të huaj të cilët janë intervistuar dhe lidhur me rastin njëri nga prej tyre që dyshohet se ka qenë i përfshirë në vjedhje, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.