Aksident në Bresje të Fushë Kosovës, vdes një person

Kronikë

Aksident në Bresje të Fushë Kosovës, vdes një person

Më: 25 tetor 2025 Në ora: 17:47
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasdite në rrugën Bresje–Fushë Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi. Ai bëri të ditur se rreth orës 16:30, policia është njoftuar për aksidentin në të cilin janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

"Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në Bresje–Fushë Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Në vendngjarje janë ftuar njësia emergjente mjekësore dhe zjarrfikësit. Ekipi mjekësor ka konstatuar se një person është pa shenja jete", deklaroi Krasniqi.

Njësitë përkatëse policore janë duke u marrë me rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat