65 vjeçarja ra për vdekje në greminë në Grykë të Rugovës, nisin hetimet nga policia

Kronikë

65 vjeçarja ra për vdekje në greminë në Grykë të Rugovës, nisin hetimet nga policia

Më: 26 tetor 2025 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24-orësh se ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një gruaje, trupi i së cilës është gjetur dje në lumin e njohur si Lumbardh.

Sipas policisë, viktima është 65-vjeçare.

“Pejë / 25.10.2025 – 14:05. Raportohet se ne lumin Lumbardh është gjetur pa shenja jete viktima f/k rreth 65 vjeçare.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton PK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat