Dy femra rrahen mes vete në Mitrovicë të Veriut

Kronikë e zezë

Dy femra rrahen mes vete në Mitrovicë të Veriut

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Dy femra janë rrahur mes vete në Mitrovicë të Veriut.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës konflikti ka nisur pas një mosmarrëveshje verbale.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:30, teksa pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

"Rr. Sutjeska, Mitrovicë Veri / 03.11.2025 – 19:30. Raportohet se gjatë një mosmarrëveshje midis dy të dyshuarave femra kosovare, të njëjtat kanë sulmuar fizikisht njëra-tjetrën. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat