Raportohet se zyrtari i BE-së u ther në Gjakovë, flasin nga QKUK

Kronikë e zezë

Raportohet se zyrtari i BE-së u ther në Gjakovë, flasin nga QKUK

Më: 5 nëntor 2025 Në ora: 09:05 Përditësuar në ora: 12:28 më 05.11.2025
Foto ilustrim

Zyra e BE-së konfirmon se zyrtari i saj u ther në Gjakovë, shpreh shqetësim

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas sulmit me mjet të mprehtë ndaj një zyrtari të saj në Gjakovë.

Në një përgjigje për Telegrafin, zyra e BE-së shprehu tronditjen dhe shqetësimin për rastin.

“Ne jemi të tronditur nga kjo ngjarje dhe i urojmë stafit të përfshirë një rikuperim të shpejtë dhe të plotë. Ka një hetim në vazhdim dhe autoritetet po përcaktojnë faktet. Duke qenë se hetimi është aktiv, nuk mund të japim më shumë detaje në këtë moment”, thuhet në përgjigjen e zyrës së BE-së në Prishtinë.

Raportohet se zyrtari i BE-së u ther në Gjakovë, nga QKUK thonë se gjendja e tij është stabile

Ngjarja ndodhi të martën në Gjakovë, ku viktima fillimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjakovë, dhe më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar se gjendja e viktimës është stabile dhe se ai po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare për ndihmë të mëtejshme mjekësore.

Rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, të cilët nuk u janë përgjigjur pyetjeve të telegrafit.

Motivet e këtij sulmi mbeten ende të paqarta.

Raportohet se zyrtari i BE-së u ther në Gjakovë, nga QKUK thonë se gjendja e tij është stabile

Një shtetas i huaj ka pësuar lëndime si pasojë e therjes me një mjet të prehtë, të martën në Gjakovë.

Sipas raportimeve thuhet se bëhet fjalë për zyrtarin e Bashkimit Evropian në Kosovë, S.SH.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima fillimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Gjakovë e më pas është dërguar në QKUK.

Telegrafi ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Gjakovë për të marrë më shumë informata rreth këtij rasti, por të njëjtit kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Lidhur me rasti në fjalë, ju lutem që ti drejtoheni Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, pasi që rasti menjëherë ka kaluar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, si kompetencë lëndore”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Gjakovës.

Ndërkaq drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla ka thënë për Telegrafin se i njëjti është sjellë mbrëmë në Qendrën Emergjente dhe se gjendja e tij është stabile.

“Rasti ka qenë mbrëmë, është trajtuar në Qendrën Emergjente, gjenda është stabile. Më pas është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë Syla.

Telegrafi ka dërguar pyetje gjithashtu edhe në zyrën e BE-së në Prishtinë, në Prokurorinë Speciale por deri në publikimin e këtij lajmi nuk kemi pranuar përgjigje.

Kishte dy plagë, shtetasi i huaj kërkon ndihmë mjekësore në Gjakovë

Një shtetas i huaj ka kërkuar mbrëmë ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë.

Sipas policisë, i njëjti kishte dy plagë të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë.

Viktima me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në QKUK.

Rasti është duke u hetuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat