Policia e Kosovës, të mërkurën ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në Leposaviq, e cila drejtohej nga një shtetas kosovar.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të vogël të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, raporton KosovaPress.
“Leposaviq 05.11.2025 – 00:28. Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa të Serbisë të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në veturë është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël e substancave të dyshuara narkotike të llojit marihuana”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
I dyshuari është intervistuar nga policia dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lënda është dërguar për procedura të mëtejme në prokurori.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta me qëllim të parandalimit të veprave penale që lidhen me substancat narkotike.