Lëndohen dy persona në një aksident në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë

Kronikë e zezë

Lëndohen dy persona në një aksident në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë

Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Dy persona kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 10:55 si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në Stanovc.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, në aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 10:55,në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Stanovc. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona”, ka thënë Zahiti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat