Aksident mes tri automjeteve në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, tre të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident mes tri automjeteve në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, tre të lënduar

Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 17:49
Aksident në Ferizaj

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, rreth orës 16:10, në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, në afërsi të fshatit Gërlicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar ndihma e parë mjekësore”, tha Veseli.

Tutje, ai bëri të ditur se me rastin është marrë Njësia e Trafikut Rajonal të Ferizajt, e cila ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ka përfunduar procedurat në vendngjarje.

Rruga është e hapur për qarkullim në të dy drejtimet dhe trafiku po zhvillohet normalisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat