E rrahu fizikisht, vajza e mitur e raporton babain në polici

Kronikë e zezë

E rrahu fizikisht, vajza e mitur e raporton babain në polici

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Një vajzë e mitur ka raportuar babain e saj në Polici, nën dyshimin se ai e ka rrahur fizikisht.

Siç thuhet në raportin 24-orësh, rasti ka ndodhur në kryeqytet, ditën e diel.

Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i cili më pas me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat