I dehur rrah gruan, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Kronikë e zezë

I dehur rrah gruan, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00, teksa viktima e dhunës ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

"Ferizaj 10.11.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat