30-vjeçari nga Suhareka që vdiq në aksidentin në Bresje, nesër i jepet lamtumira e fundit

Kronikë e zezë

30-vjeçari nga Suhareka që vdiq në aksidentin në Bresje, nesër i jepet lamtumira e fundit

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 13:13
Bajram Krasniqi

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 01:00 në Bresje të Fushë Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se në atë aksident është përfshirë një veturë, një person ka pësuar lëndime dhe ekipi mjekësor ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.

“Policia është marrë me procedurat në vend ngjarje”, ka thënë Krasniqi.

Viktima është, 30 vjeçari Mentor Zmajlaj nga Suhareka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat