Njanë publikuar pamjet nga incidenti që ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në Istog.
Njëri prej dy personave ka pësuar lëndime nga sopata.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
“I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Emegjencën e spitalit rajonal, dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetën. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes. I njëjti është i njohur për policinë dhe është në kërkim”, theksoi ai.