Arrestohet njё person i dyshuar për vrasje nё tentativë dhe dëmtim të pasurisё

Kronikë e zezë

Arrestohet njё person i dyshuar për vrasje nё tentativë dhe dëmtim të pasurisё

Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar në Istog njё person nën dyshimet për vrasje nё tentative dhe asgjёsim i pasurisё.

Sipas njoftimit, njësitë policore kanë reaguar me shpejtësi dhe janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes, aty ёshtё kuptuar se fillimisht dy persona janё duke u rrahur nё mes veti dhe tё njëjtit kanë përdorur edhe mjete te ftohta.

“Si pasojё e kёtij rasti, njёri nga tё dyshuarit ka tentuar ta godas tё dyshuarin tjetёr me me veturё, me ç’rast ka dёmtuar tri vetura tё cilat ishin tё parkuara dhe xhamat e njё lokali. Deri sa njёri nga tё dyshuarit ёshtё sulmuar me mjet të fortë dhe gjatё sulmit ёshtё lënduar”, njofton Policia.

Sipas policisë, si rezultat i veprimeve të shpejta, ёshtё arrestuar njёri nga tё dyshuarit dhe tё njëjtit i ёshtё ofruar ndihmë mjekёsore pasi qё ishte i lënduar, ndёrsa i dyshuari tjetёr i njohur pёr Policinё gjendet nё arrati.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje për 48 orё.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat