Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit sot ka realizuar një operacion të suksesshëm, që ndërlidhet me personin B.C. (52), i arrestuar më 2 nëntor 2025, për dyshimin e kryerjes së 8 rasteve të vjedhjeve të rënda, raporton KosovaPress.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, hetuesit kanë kryer kontroll në një lokacion në Prishtinë, me dyshimin e bazuar se personi i dyshuar kishte fshehur sendet që dyshohet se i kishte vjedhur.
Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar 7 telefona, 11 ora dore, stoli dhe pajisje të tjera të punës dhe teknologjike.
Pas përfundimit të procedurave ligjore, sendet e sekuestruara do t’u kthehen pronarëve të ligjshëm.