Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime

Kronikë e zezë

Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Një pacient i Entit Special në komunë e Shtimes, raportohet se është larguar nga Instituti.

Rastin në Polici është raportuar nga një infermier i Entit Special, derisa ende nuk është gjetur pacienti.

Siç njoftojnë organet e rendit, rasti është iniciuar “Person i humbur”.

“Ankuesi mashkull kosovar, infermier në Entin Special në Shtime ka njoftuar policinë se pacienti i cili ka qenë në ent, është larguar nga enti i cekur dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat