Burri sulmon fizikisht gruan e tij në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Burri sulmon fizikisht gruan e tij në Mitrovicë

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Siç njofton Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur në komunën e Mitrovicës së Jugut gjatë ditës së shtunë.

Bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa, pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Dyshohet se bashkëshorti i ankueses f/k, i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat