41 aksidente dhe 10 arrestime gjatë 24 orëve të fundit

Kronikë e zezë

41 aksidente dhe 10 arrestime gjatë 24 orëve të fundit

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, të cilat pasqyrojnë situatën në trafikun rrugor dhe aktivitetet operative të organeve të rendit.

Policia ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 11 aksidente trafiku me të lënduar, 30 aksidente me dëme materiale dhe asnjë aksident me fatalitet.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 1749 tiketa trafiku.

Po ashtu, autoritetet kanë arrestuar 10 persona, 5 prej tyre janë mbajtur në mbajtje, asnjë në ndalim policor, ndërsa 1 person është dërguar për vuajtje të dënimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat