Aksident trafiku në “Lakrishte”, njëra veturë e Policisë – lëndohet zyrtari policor

Kronikë

Aksident trafiku në “Lakrishte”, njëra veturë e Policisë – lëndohet zyrtari policor

Më: 18 nëntor 2025 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me një aksident trafiku në Prishtinë, që ka ndodhur të hënën.

Aksidenti ka ndodhur te rreth-rrotullimi në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë, në ora 11:20.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura në lëvizje, njëra veturë zyrtare e PK-së”, thuhet në raport.

Si pasojë lëndime ka pësuar zyrtari i PK-së, drejtues i veturës zyrtare. Rasti është duke u hetuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat