Një baba në Prishtinë dyshohet se ka rrahur dy vajzat e tij të mitura, pasiqë të njëjtat nuk kanë dashur ta kalojnë natën tek ai.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari I ka marrë vajzat nga ish-bashkëshortja e tij, ndërsa nuk dihet për vendndodhjen e tij.
“Prishtinë 21.09.2025. Është raportuar se me datën e cekur, ish-bashkëshorti ka marrë dy vajzat e mitura për vizitë dhe meqë vajzat nuk kanë dashur të kalojnë natën tek i dyshuari, dyshohet se i kishte sulmuar fizikisht”, thonë nga policia.
Lidhur me rastin, është informuar edhe Qendra për Punë Sociale.
Poashtu bëhet e ditur se është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.