Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Vërmicë, iniciohen procedura ndaj shoferit

Kronikë

Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Vërmicë, iniciohen procedura ndaj shoferit

Më: 20 nëntor 2025 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Gjatë kontrolleve rutinë në Pikëkalimin Kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë selektuar një automjet për kontroll të detajuar.

Edhe pse drejtuesi i mjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim, gjatë kontrollës së automjetit janë zbuluar mallra të padeklaruara.

Përfshirë këpucë për meshkuj dhe femra, çanta dhe aksesorë të ndryshëm.

Mallrat e zbuluara janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të parapara ligjore, ndërsa ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat