Shtetasi i Shqipërisë në pranga, iu gjet drogë në rrobat e trupit

Kronikë

Shtetasi i Shqipërisë në pranga, iu gjet drogë në rrobat e trupit

Më: 23 nëntor 2025 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës, mbrëmjen e së shtunës.

Gjatë kontrollit, në rrobat e trupit të njëjtit i janë gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë (10.43 gramë).

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet tashmë nga policia dhe po cilësohet si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat