Tentuan t’i ikin policisë, dy të dyshuar në pranga – iu gjet kokainë

Kronikë

Tentuan t’i ikin policisë, dy të dyshuar në pranga – iu gjet kokainë

Më: 23 nëntor 2025 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga policia të shtunën mbrëma, në rrugën Duhël – Suharekë.

Të dyshuarit, kishin tentuar t’i shmangen policisë me veturën me të cilin ishin duke lëvizuar.

Ata janë ndaluar nga njësitet policore, dhe gjatë kontrollit iu është gjetur edhe kokainë.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”.

Rr. Duhël-Suharekë / 22.11.2025 – 19:08. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar pasi kanë tentuar t’i shmangen njësive policore me veturën me të cilin ishin duke lëvizur dhe gjatë kontrollit në veturë njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar 314.97 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, 0.45 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 3 telefona mobil dhe po ashtu kanë sekuestruar edhe veturën e të dyshuarve. Në konsultim me prokurorin, është bastisur edhe banesa e njërit të dyshuar, por nuk është gjetur diçka e dyshuar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat