Një qytetar nga Rahoveci ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe aktualisht nuk dihet vendndodhja e saj.
Rasti është paraqitur më 20 nëntor 2025, rreth orës 13:30, në stacionin policor në rrugën “Xhelal Hajda”.
Sipas ankuesit, vajza është larguar nga shtëpia dhe deri tani nuk ka informacione se ku mund të ndodhet.
"Rr.Xhelal Hajda, Rahovec 20.11.2025-13:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.