Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, të dyshuarit i konfikohen 14 copë fishekë

Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, të dyshuarit i konfikohen 14 copë fishekë

Më: 30 nëntor 2025 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Një person ka shtënë me armë zjarri në ajër në një zonë të Bivolakut, në Vushtrri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi mashkull kosovar qenë tek një shok i tij, kur i dyshuari ka arritur në vendin e ngjarjes dhe shtënë 3-4 herë me armë, dhe është larguar me veturë në drejtim të panjohur.

Pas raportimit, prokurori ka lëshuar urdhër për kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar 14 fishekë të kalibrit 9 mm si prova materiale.

Ndërkohë, i dyshuari nuk është gjetur dhe mbetet i paidentifikuar

Rasti është nën hetime.

“Bivolak, Vushtrri /28.11.2025-22:00. Me 29.11.2025 është raportuar se  derisa ankuesi m/k, ka qenë te një shok i tij, ka ardhur i dyshuari m/k  dhe ka shtënë me armë zjarri në ajër ( 3-4 herë) dhe është larguar me veturë në drejtim të panjohur. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 14 copë fishekë të kalibrit 9 mm, ndërsa i dyshuari nuk është takuar, rasti në procedurë hetimore”, njofton PK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat