Sulmohet një grua, arrestohen dy të dyshuar

Kronikë

Sulmohet një grua, arrestohen dy të dyshuar

Më: 4 dhjetor 2025 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Një grua është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj pas një mosmarrëveshjeje në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa sipas burimeve zyrtare, gjendja e saj është stabile.

“Prishtinë /03.12.2025-21:50. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti po hetohet nga organet kompetente dhe po trajtohet si dhunë në familje ose lëndim trupor, varësisht nga rezultatet e hetimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat