Policia kërkon ndihmë për kapjen e një të dyshuari për vjedhje

Kronikë

Policia kërkon ndihmë për kapjen e një të dyshuari për vjedhje

Më: 4 dhjetor 2025 Në ora: 10:41
Personi i kerkuar

Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën “Vjedhje”.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit:

192 ose përmes emailit: [email protected].

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat