Në prezencë të punëtorit social, e mitura në Malishevë raporton për dhunim

Kronikë

Në prezencë të punëtorit social, e mitura në Malishevë raporton për dhunim

Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Një rast dhunimi ndaj një të miture dyshohet se ka ndodhur në Malishevë.

Policia e Kosovës tha se viktima e mitur në prezencë të punëtorit për punë sociale, ka raportuar se para disa muajsh ka qenë në lidhje me një person dhe kanë pasur marrëdhënie seksuale.

“DHUNIM – Malishevë 05.12.2025 – NN. Viktima femër kosovare- e mitur në prezencë të punëtorit për punë sociale, ka raportuar se para disa muajsh ka qenë në lidhje me një person dhe kanë pasur marrëdhënie seksuale.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, tha policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat