Mediat lokale: Policia me dron e gjeti trupin e pajetë në lum në Klinë, gruaja ishte shtatzënë

Kronikë

Mediat lokale: Policia me dron e gjeti trupin e pajetë në lum në Klinë, gruaja ishte shtatzënë

Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 17:24
Foto nga vendngjarja

Trupi i pajetë i një gruaje u nxor sot nga lumi në fshatin Grabanicë të Klinës, siç konfirmoi Policia dhe Prokuroria.

Mediat lokale raportojnë se viktima ishte rreth 40-vjeçare shtatzënë.

Ajo raportohet se doli nga shtëpia dje rreth orës 11:00 ndërsa më pas u raportua e zhdukur në Polici nga familjarët.

Policia ka arritur ta lokalizojë trupin përmes dronit.

Ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë për ta nxjerrë nga uji, raporton Klina.info.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat