Skenderaj: Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjykate

Kronikë e zezë

Skenderaj: Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjykate

Më: 8 dhjetor 2025 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Më 8 dhjetor 2025, njësitet policore në Mitrovicë dhe Skenderaj kanë arrestuar dy persona të kërkuar nga gjykatat kompetente.

Arrestimet u kryen në bazë të urdhëresave aktive të lëshuara ndaj tyre.

Policia njoftoi se të dyshuarit, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, janë dërguar për procedim të mëtejmë tek organet gjyqësore.

Institucioni policor theksoi se vazhdon të zbatojë me përpikëri vendimet e gjykatave dhe mbetet i përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat