Burri në Prizren sulmon gruan e tij, policia ia konfiskon një armë me 17 fishekë

Kronikë

Burri në Prizren sulmon gruan e tij, policia ia konfiskon një armë me 17 fishekë

Më: 14 dhjetor 2025 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Atij i është konfiskuar një armë zjarri dhe 17 fishekë.

“SULM /POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS- Rr. Adem Jashari, Prizren / 13.12.2025 – 12:55.

Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që ai ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij f/k. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se posedon armë zjarri dhe me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e tij dhe i janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe 17 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat