Sërish aksident në autostradë, dy të lënduara dhe një e ndaluar

Kronikë

Sërish aksident në autostradë, dy të lënduara dhe një e ndaluar

Më: 14 dhjetor 2025 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Është raportuar për një aksident trafiku tjetër që ka ndodhur dje në kilometrin 27 të Autostradës “Ibrahim Rugova”, ku janë përfshirë dy vetura civile të drejtuara nga femra kosovare.

Si pasojë e aksidentit, dy femra kosovare kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Ndërkohë, e dyshuara femër, e identifikuar si shkaktare e aksidentit, me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga organet kompetente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat