E dhimbshme, ndërron jetë shoferi i kamionit i cili u rrokulis në Mazgit

Kronikë

E dhimbshme, ndërron jetë shoferi i kamionit i cili u rrokulis në Mazgit

Më: 15 dhjetor 2025 Në ora: 14:04 Përditësuar në ora: 14:29 më 15.12.2025
Foto nga vendi i ngjarjes

E dhimbshme, ndërron jetë shoferi i kamionit i cili u rrokulis në Mazgit

Ka ndërruar jetë, shoferi i kamionit i cili është rrokullisur pak minuta më parë në segmentin afër autostradës, në Mazgit.

Me gjithë përpjekjet e ekipit të zjarrëfikësve e stafit mjekësor, ai nuk ka arritur t’i përballojë plagët e shkaktuara nga vetaksidenti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e hetuesisë për të mësuar më shumë rreth rastit.

Ende nuk dihen shkaktarët që quan drejt këtij incidenti.

Aksidenti në Mazgit/ Ndërhyjnë zjarrëfikësit për të nxjerrë shoferin e ngujuar

Mesditën e së hënës, një kamion është rrokullisur në segmentin afër autostradës, në Mazgit.

Dysohet se i lënduar rëndë ka mbetur shoferi i kamionit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, zjarrëfikësit dhe autoambulanca.

Shoferi ka mbetur brenda kamionit, me ç’rast zjarrëfikësit po tentojnë ta nxjerrin jashtë, duke ndërhyrë me prerje të disa pjesëve të kamionit.

 

Aksident i rëndë në autostradë, rrokulliset një automjet

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së hënës në autostradë konkretisht afër Mazgitit.

Bazuar në pamjet, një automjet shihet të jetë rrokullisur në dalje të autostradës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur Policia dhe Ambulanca, megjithatë nuk dihet nëse ka të lënduar.

Media ka tentuar të kontaktojë me Policinë, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm deri në këto momente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat