Gjendet pa shenja jete një e moshuar në Junik

Kronikë

Gjendet pa shenja jete një e moshuar në Junik

Më: 18 dhjetor 2025 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Junik gjatë ditës së mërkurë.

Bazuar në njoftimin zyrtar, Policia fillimisht ishte njoftuar se dy gra të moshës së shtyrë, ishin gjetur pa vetëdije, por njëra prej tyre, fatkeqësisht kishte vdekur.

Viktima tjetër është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në gjendje të rëndë. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori, me vendimin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se në një shtëpi janë gjetur pa vetëdije dy femra të moshuara kosovare. Lidhur me rastin ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se njëra nga viktimat është pa shenja jete, ndërsa tjetra është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në gjendje të rëndë. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori, me vendimin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat