Një person ka mbetur i plagosur në Ferizaj pasi në drejtim të tij dyshohet se një qytetar ka shtënë me armë.
Pasi policia ka arritur në vendin e ngjarjes ka sekuestruar 3 gëzhoja.
Viktima është trajtuar në QKUK, ndërsa i dyshuari ka ikur nga policia.
Raportimi i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË
Ferizaj / 21.12.2025 – 23:43. Një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur pasi në drejtim të tij dyshohet se ka shtënë me armë i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari (i njohur për policinë) është në kërkim policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.