Shkaktoi aksident dhe u largua, arrestohet i dyshuari

Kronikë

Shkaktoi aksident dhe u largua, arrestohet i dyshuari

Më: 24 dhjetor 2025 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka identifikuar një person të dyshuar për përfshirje në një aksident trafiku me lëndime trupore, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur më 23.12.2025, në rrugën “Ali Aliu Kelmendi” në Prishtinë, ku ishin përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, policia ka arritur të identifikojë personin e dyshuar. I njëjti është intervistuar dhe ndaj tij kanë filluar procedurat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat