Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Vërmicë, dyshohet se futi në dokumente 500 lekë ryshfet

Kronikë

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Vërmicë, dyshohet se futi në dokumente 500 lekë ryshfet

Më: 27 dhjetor 2025 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Prizren- Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar nën dyshimin se gjatë kontrollit në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, ka futur 500 lekë në dokumente.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të premten dhe u iniciua si “Dhënie ryshfeti”.

“SPK-Vermicë 26.12.2025-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti në dokumente që duhej të dorëzohen për kontroll (në kabinë) i kishte futur një kartëmonedhë prej 500 lek.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat