Një i plagosur afër Suharekës, pesë të arrestuar

Kronikë

Një i plagosur afër Suharekës, pesë të arrestuar

Më: 28 dhjetor 2025 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Duhël të Suharekës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pas një përleshjeje fizike mes disa personave, një mashkull ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe aktualisht po trajtohet në spital.

Policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar, ndërsa dy prej tyre kanë marrë tretman mjekësor.

Gjatë kontrollit, si provë materiale është sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat