Dyshohet se hyri në Kosovë ilegalisht, ndalohet në Dobërçan vetura me targa të Serbisë

Kronikë

Dyshohet se hyri në Kosovë ilegalisht, ndalohet në Dobërçan vetura me targa të Serbisë

Më: 29 dhjetor 2025 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Është ndaluar në Dobërçan një veturë me targa të Serbisë, e kisha dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë.

Policia ka bërë të ditur se në veturë janë hasur pesë persona.

“Patrulla e policore nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Gjilan, në fshatin Doberqan, kanë ndalur një veturë me targa të Serbisë që kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale”.

“Në veturë janë hasur pesë persona të cilët pas dërgimit në gjykatë dhe pas shqiptimit të gjobës, janë dërguar në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat