Hyri me forcë në një shtëpi dhe vodhi mjete pune, kapet i dyshuari në Prishtinë

Kronikë

Hyri me forcë në një shtëpi dhe vodhi mjete pune, kapet i dyshuari në Prishtinë

Më: 31 dhjetor 2025 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Kjo nën dyshimin për vjedhje të rëndë, e cila kishte ndodhur të dielën në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Prishtinë.

Sipas policisë, i dyshuari, kishte depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës, ku kishte vjedhur mjete pune me vlerë rreth 6 mijë euro.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat