Policia nis hetimet për vdekjen e një personi që u lëndua derisa ishte duke punuar në shtëpi

Kronikë

Policia nis hetimet për vdekjen e një personi që u lëndua derisa ishte duke punuar në shtëpi

Më: 4 janar 2026 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte pësuar nga një rrëzim gjatë punimeve në shtëpinë e tij.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ishte raportuar më 21 dhjetor 2025 në komunën e Dragashit. I lënduari ishte dërguar për trajtim mjekësor, por më 3 janar 2026 ai ka vdekur në QKUK në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat